Pamje dramatike, oficeri i policisë shpëton për “një fije” nga aksidenti

Një oficer policie në Fairfax të Virxhinias (SHBA) është me fat që është gjallë pasi arriti t’i shpëtojë për “një fije” një aksidenti mjaft të rëndë. Në pamjet e publikuara nga departamenti i policisë, shihet sesi oficeri ka ndaluar për kontroll një makinë, kur papritur në krahun tjetër të rrugës, një makinë humb kontrollin dhe vjen me shpejtësi të frikshme në drejtim të makinës e oficerit. Në drejtimin e makinës që kishte humbur kontrollin dhe kishte shpejtësi të madhe, ishte një 17 vjeçar.

Siç shkruan BBC-ja, fatmirësisht askush nuk mori lëndime të rënda nga përplasja edhe pse në momentin kur adoleshenti ka humbur kontrollin e automjetit, ka qenë me shpejtësi afro 200 km/h.