Xhamia e parë në botë e printuar me teknologjinë 3D, do të ndërtohet në Dubai

Vitet e fundit ndërtimi përmes printimit 3D është përdorur për të krijuar çdo gjë, nga shtëpitë tek bizneset e deri tek urat. Tanimë, Dubai duket se është gati të ndërtojë të parën xhami në botë, duke përdorur këtë teknologji.

Struktura do të mund të presë 600 besimtarë dhe do të zërë një sipërfaqe prej 2 mijë metrash katrorë përgjatë dy kateve. Kështu u shpreh Ali Mohammad Alhalyan Alsuwaidi, drejtuesi i grupit të inxhinierëve në departamentin përgjegjës (IACAD) në qeverinë e Dubait. Printimi 3D do të shfrytëzojë një përzierje specifike (betoni), ndërsa puna pritet të nisë në fund të vitit.

“Zgjodhëm printimin 3D sepse është një format i ri dhe teknologji inovative që potencialisht mund të na kursejë kohën dhe resurset, krahasuar me ndërtimin tradicionale”-shpjegoi Alsuëaidi, raporton CNN.

Ndërtimit i godinave duke përdorur printimin 3D, kërkon një makineri të madhe që programohet me informacionin mbi dizajnin e strukturës. Këto makineri të mëdha shtrydhin materialin e ndërtimit (betonin) përmes disa tubave që lëvizin nga poshtë- lart për të ngritur në këmbë strukturën. Shumica e objekteve që ndërtohen me këtë teknologji përdorin betonin, por është e mundur që të përdoren të tjera materiale si psh, balta (argjil)