Pamjet nga Vlora, makina me shpejtësi “fluturon” në ajër… merr përpara pemën, kazanin e plehrave dhe një shtyllë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “10 korriku” në Vlorë, atje ku një shofer i cili ecte me shpejtësi ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka “fluturuar” për disa metra.

Makina e tipit ‘Mercedes Benz’ përplaset me një pemë, një kazan plehrash dhe mandej me një shtyllë. Ngjarja ndodhi në orët e vona të natës e fatmirësisht aty pranë nuk kishte njerëz të tjerë. Drejtuesi i mjetit është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Bjë kamera sigurie në vendngjarje filmoi të gjithë skenën.