Lanë foshnjen 4 muajshe në makinë dhe ikën për pazar… arrestohen dy shqiptaret në Selanik

Dy gra me origjinë shqiptare të moshave 22 dhe 27 vjeçe, janë arrestuar nga policia greke, e cila u alarmua pas denoncimit të një qytetari se një foshnje ishte i vetëm në një makinë të parkuar në zone tregtare në Selanik.

Nëna 22 vjeçare së bashku me shoqen 27 vjeçe, kishin lënë foshnjen 4 muajshe në makinë dhe vetë kishin hyrë në dyqan për të bërë “shopping”.

Media greke shkruan se fëmija u pikas rastësisht nga një kalimtar. Ky i fundit tregoi se foshnja u la i vetëm për të paktën 40 minuta në makinë.

Oficerët në Pylaia- Hortiatis, i gjetën dy gratë me origjinë shqiptare (të cilat ishin ende në dyqan) dhe i arrestuan.