Qëlloi me shuplakë dy volejbolliste, federata ‘bën shembull’ trajnerin korçar

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Volejbollit ka marrë një vendim të rëndë për trajnerin e “Korça Volley” Romeo Xega, i cili goditi me shuplakë dy volejbolliste në pushimin e ndeshjes me Dinamon.

Vendimi thekson se Xega ka qenë disa herë objekt i Komisionit të Disiplinës. Komisioni vendosi heqjen e licencës së trajnerit dhe përjashtimin përjetë nga e drejta për të ushtruar profesionin.