Aksident tragjik në Itali, shuhet i riu shqiptar

Një 24 vjeçar shqiptar ka humbur jetën ndërsa dy të rinj të tjerë janë plagosur rëndë në një aksident rrugor në Italinë fqinje. I riu shqiptar ishte pasagjer në makinë, në momentin kur shoferi i automjetit ka dalë nga rruga dhe mandej është përplasur me një pemë.

Të lënduar nga aksidenti kanë mbetur një 23 vjeçar shqiptar (drejtuesi i makinës) si dhe një 19 vjeçar me origjinë rumune.