“Më shkaktuan probleme ilaçet” Momenti kur 37 vjeçarja tenton të djegë një farmaci në Tiranë

Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 37 vjeçare të identifikuar me inicialet M.K, e cila ka tentuar të djegë një farmaci në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Tiranë. Gruaja u filmua teksa i hidhte lëndë djegëve farmacisë në fjalë. Pas arrestimit të saj, 37 vjeçarja ka pretenduar se ilaçet që kishte blerë në farmaci, i kishin sjellë probleme shëndetësore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit se ishte tentuar të digjej me lëndë djegëse, një farmaci në rrugën “Luigj Gurakuqi”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pretend”, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u ndalua shtetasja:

M. K., 37 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nag veprimet hetimore dyshohet se kjo shtetase ka tentuar të djegë një farmaci, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, duke i hedhur lëndë djegëse, me pretendimin se ilaçet që kishte blerë në këtë farmaci i kishin shkaktuar probleme shëndetësore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një bidon me lëndë djegëse dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”-njoftuan autoritetet.