Nevojtari i pastrehë gjen një çantë me 300$ brenda, shpenzon dy ditë rresht për t’ja dorëzuar pronares

Paul Calderbank është njeri nevojtar dhe i pastrehë. Gjatë ecejakeve në rrugët e qytetit, burri gjen një çantë.

Në të kishte 300 dollarë, çelësa shtëpie, një celular dhe patentë shoferi. Endacaku nuk mori asnjë qindarkë nga paratë, përkundrazi, nisi të kërkojë për t’ja dorëzuar pronares çantën.

Për dy ditë me radhë Paul nisi të kërkojë e pyesë vërdallë nëse dikush e njihte gruan. Pas orëve kërkim, rastësisht Paul bisedoi me një person që e njihte gruan, e quajtur Daisy Oëen. Ajo e kishte humbur çantën një mbrëmje, teksa kishte dalë me mikeshat e saj.

Kur gruaja mori çantën, mbeti e mrekulluar nga mirësia e nevojtarit. Historinë ajo e përcolli në rrjetin social dhe për të ndihmuar Paul-in, hapi një ‘gofund me’. Për të pastrehun u mblodhën mbi 4 mijë dollarë në donacione.