Zvicër, një fshat i tërë urdhërohet të lërë shtëpitë… nga mali ngjitur pritet të bien 2,000,000 metër kub gurë

Banorët e një fshati të  tërë në Brienz të Zvicrës, ka marrë njoftim që të braktisin shtëpitë dhe të largohen menjëherë prej aty.

Aryesja: dy milionë metër kub gurë nga mali mbi kokat e tyre, janë gati që të shkëputen nga masivi dhe të bien brenda ditëve.

Në këtë fshat të vogël në Brienz me një popullatë prej afro 70 personash, urdhri për evakuim nuk vjen pa paralajmërim, pasi në zonë u bënë një sërë përpjekjesh për parandalimin e rrëshqitjes masive që pritet të ndodhë në anë të malit.

Banorët e fshatit janë njoftuar se risku është tejet i lartë, e kësisoj të gjithë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre deri të premten.

“Këtu është një mrekulli, fshati është i qetë… ndodhi shpejt, ne të gjithë mendonim se do të kishim më shumë kohë”-tha një grua për median zvicerane, ashtu siç raportoi BBC-ja.

Studiuesit kanë konkluduar se për shkak të shkrirjes së akullit në majat e maleve, formacionet e gurit bëhen jostabël e për pasojë rrezikohen rrëshqitje masive dherash/gurësh. Gjeologët që kanë studiuar terrenin aty, thonë se brenda javës do të shkëputen afro 2,000,000 metër kub gurë nga mali në një rrëshqitje masive.

Më poshtë një kronikë e BBC-së e verës së kaluar, e cila në fokus ka mënyrën sesi permafrosti në alpet zvicerane po shkrihet