Dy ditë i humbur në pyll, 8 vjeçari gjendet pas kërkimeve nga 150 persona: Kishte mbijetuar duke ngrënë dëborë

Nante Niemi kishte shkuar për kamping me familjen e tij në një pyll të Winsconsin, një park kombëtar i madh afro 25 mijë hektarë

Vogëlushi 8 vjeçar humbi gjurmët teksa endej në pyll. Për dy ditë me radhë, fëmija nuk gjendej. Për kërkim-shpëtimin e të miturit u mblodhën 150 persona të cilët kërkuar gjerë e gjatë në pyll… derisa Nante u gjet.

Djali ishte strehuar poshtë një peme të rrëzuar, vend të cilin e kishte mbuluar me gjethe dhe shkopa. Media amerikane shkruan se vogëlushi kishte 2 ditë pa ngrënë, por e kishte mbajtur veten të hidratuar duke ngrënë dëborë.

Një prej djemve që i ishte bashkuar kërkim-shpëtimit e gjeti 8 vjeçarin, i cili kishte të veshur vetëm një bluzë. Për disa metra e mori në krah, pasi mendoi se i mituri do të ishte i pafuqishëm për të ecur… derisa Nante i tha se mund të ecte dhe se përgjatë dy ditëve, kishte qëndruar në vendin që e gjetën e nuk ishte i lodhur.