Në sediljen e pasagjerit kishte të atin… 18 vjeçari shqiptar humb jetën në aksidentin tragjik në Itali

Një 18 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë mbrëmjen e djeshme në unazën e Portogruaro (Venecia).

“Il Gazzettino” shkruan se shqiptari ishte me origjinë nga Kosova dhe quhej Admir Hoti. I riu po drejtonte makinën e tipit ‘Fiat Grande Punto’, ndërsa në bord ishte dhe i ati. Në një moment i riu ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur ashpër me barrierën anësore. Makina është ndarë në dysh shkruan “Il Gazzettino”, me motorin e një rrotë të makinës të cilat janë shkëputur nga mjeti.

Si shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë, e cila ka bërë që 18 vjeçari të humbasë kontrollin e makinës. Në aksident u përfshi dhe një automjet tjetër i cili devijoi për të shmangur përplasjen me makinën e dalë jashtë kontrollit të 18 vjeçarit. I riu u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por s’mundi t’i mbijetojë plagëve. Babai i të ndjerit dhe drejtuesi i makinës tjetër u dërguan po ashtu në spital me plagë të rënda. Drejtuesi i makinës kishte ngecur në makinë dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga aty.

Do mbetesh përjetë në zemrat tona… na mungon shumë”

Ky ka qenë një ndër mesazhet e miqve të 18 vjeçarit shqiptar, ndëra media italiane shkruan se dhjetëra mesazhe të tjera u shkruan në rrjetin social të të ndjerit.