Lezhë, i mituri në timon përplas për vdekje një të moshuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Lezhë, atje ku një 14 vjeçar që drejtonte një makinë, ka përplsur për vdekje një të moshuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Lezhë-Rrilen, ndërsa i moshuari udhëtonte me motoçikletën e tij.

“Rreth orës 15:30, në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re, shtetasi i mitur P. M. 14 vjeç, duke drejtuar një automjet, ka aksidentuar shtetasin F.L 63 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës. I mituri është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale bazuar procedurës standarte të punës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur,” njoftoi policia