Babai hedh dy vajzat nga afro 9 metër lartësi për t’i shpëtuar nga zjarri…fqinjët kapin dy të miturat

Një baba i quajtur Jay Payne, 26 vjeçar, u zgjua nga alarmi i zjarrit në godinën trekatëshe ku jetonte. Ai, e shoqja dhe dy vajzat e tyre 7 e 4 vjeçe, mbetën të bllokuar në apartamentin e tyre në katin e tretë, ndërsa flakët po përpinin të gjithë godinën.

Në ovatje për të shpëtuar vajzat, babai nisi të hedhë nga dritarja dyshekët e shtëpisë, në mënyrë që më tutje të hidhej nga një lartësi prej 9 metrash.

Fatmirësisht poshtë godinës erdhën fqinjët, të cilët u bënë gati të përballen me një skenë tepër të rrezikshme… Jay Payne nisi të hedhë të bijat nga kati i tretë, për t’i shpëtuar nga flakët. Fatmirësisht dy prej fqinjëve të tyre, arritën të kapin vogëlushet e mitura.

Mandej, burrë e grua mblodhën sërish guximin për t’u hedhur vetë nga lartësia drejt e tek dyshekët.

“U zgjuam nga alarmi për zjarrin, kur hapa derën kishte flakë dhe tym që po hynin në shtëpi. I gjithë vendi u nxi, bërtitëm me aq sa kishim fuqi që dikush të na ndihmonte. Nisa të hedh dyshekët jashtë dritares për të hedhur dy vajzat… mandej unë dhe ime shoqë u hodhëm. Ishte një ngjarje traumatike. Vajza ime vogël ka të djegura në krahët e saj… i gjithë apartamenti ka ikur, nuk kemi më asgjë”-tha babai 26 vjeçar.

“Ai (Jay) po bërtiste dhe lutej për ndihmë, bërtiste ju lutem dikush të kapë fëmijët e mi… ishte e tmerrshme. Babi hodhi njërën vajzë dhe unë arrita ta kap poshtë krahëve të saj. Pastaj ai hodhi vajzën tjetër dhe një fqinj arriti ta kapë së bashku me ndihmën time”-tha fqinji Hames Matheës

Me ardhjen e zjarrfikësve, u deshën disa orë punë për të shuar të gjitha flakët. Hetuesit dyshojnë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Në total u shpëtuan familje nga 23 apartamente, ndërsa 4 persona përfunduan në spital me shenja helmimi nga tymi apo djegie në trup.