Autobusi me pasagjerë përplaset me kamionin në Maliq, shoferi autobusit mbetet i bllokuar

Një aksident mes dy automjeteve të mëdha ka ndodhur në afërsi të fshatit Vloçisht në Maliq, atje ku një autobus dhe një kamion janë përplasur mes tyre.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i autobusit ka mbetur i bllokuar. Forcat zjarrfikëse kanë ardhur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për nxjerrjen e shoferit nga mjeti. Pasagjerët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndimet. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur aksidentin.

Më datë 12.05.2023, rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Vloçisht, Maliq, automjeti kamion tip “Volvo” me drejtues shtetasin V. M., është përplasur me automjetin autobus tip “Benz” me drejtues shtetasin G. M.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. M., i cili po transportohet për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit kamion, shtetasin V. M., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”-njoftoi policia.