Një grup arkeologësh nga universiteti i Zadarit kanë zbuluar një rrugë që daton të jetë rreth 7 mijë vjeçare.
Rruga në fjalë, e gjetur në një thellësi prej 5 metrash në brigjet e Adriatikut, besohet se lidhte një zonë tokësore me ishullin e Korčula, në një epokë kur uji nuk kishte mbuluar zonën në ujë. Gjetjet e arkeologëve zbuluan një rrugë lineare të gjerë afro 4 metra dhe të ndërtuar me gurë. Çuditërisht, rruga e epokës së neolitit, rezulton të jetë e padëmtuar nga mijëvjeçarët nën ujë. Arkeologët mendojnë se rruga i përket Hvarëve, një kulture që ka zotëruar zonat ku u gjet rruga përgjatë neolitit.