Babai përgjërohet për ndihmë: Kam frikë të fle…se mos kur zgjohem, vajza ka ikur përgjithmonë

Po përjeton dhimbjen më të madhe që mund të durojë një prind…zëri i dridhet sa herë buzët i shqiptojnë emrin e të bijës, dritës së syve, Kristinës. Vajza është veçse 13 vjeçe e aktualisht ndodhet e intubuar, në gjendje kome.

“Vajza e madhe Kristina, është në intubim. Po lufton për jetën. Vajza ka një infeksion të rëndë, ka marrë pjesën e qafës, mushkërive. E kanë operuar e kanë çarë, por infeksioni nuk ka ndaluar. Është një dhimbje shmë e madhe… e papërballueshme. Kur e shikoj ashtu… (qan)”-thotë mes lotëve babai i 13 vjeçares.

E teksa lotët i mbulojnë fytyrën, Fredi rrëfen se nuk vë gjumë në sy… ka frikë se nëse e zë gjumi, vajza do t’i shuhet.

“Rri zgjuar ditë e natë, se po të mbyll sytë e të bie në gjumë, kam frikë se kur të zgjohem… (qan) kam frikë se nuk do ta shoh më, do ta humb përjetë.

Gypi i frymëmarrjes sa vjen e dobësohet, po na ikën nga duart… (qan). Mund ta shpëtojmë vetëm në Itali, por shuma është e madhe, nuk e përballojmë dot. S’doja gjë tjetër, vetëm të ngrihej në këmbë, të më thërriste baba.

Ju lutem të gjithë shqiptarëve, ta ndihmoni Kristinën.”-pëfundon rrëfimin e tij Fredi.