Pamjet, roboti masiv autonom është 3- 5 herë më i shpejtë se një grup punëtorësh ndërtimi

Me kalimin e viteve, hapat e shkencës duket se po e çojnë njerëzimin drejt një revolucioni të ri në automatizimin e punës. Një kompani në Kaliforni e cila ndërton robotë autonomë, ka arritur të krijojë një makineri ndërtimi që ka shpejtësi tre deri në 5 herë më të madhe sesa një grup punëtorësh.

Roboti në fjalë, i quajtur RPD 35, është një makineri autonome e aftë për ndërtimin e fermave me panele diellore. Një pjesë e lodhshme, rrezikshme dhe e kushtueshme e ndërtimit të këtyre fermave për energji diellore, është vendosja e disa trarëve të rëndë të çelikut në disa metra thellësi nëntokë.