“Pusi i vdekjes”… video, sporti ekstrem i disa profesionistëve të guximshëm

Duke “sfiduar” gravitetin në një strukturë rrethore druri të lartë 15 metër, atje ku bëhen xhiro me motoçikleta e madje edhe makina që duket sikur rrinë “pezull”…ky është sporti ekstrem që zhvillohet në Uttar Pradesh të Indisë, i njohur si “Pusi i Vdekjes” (ose “maut ka kuan”).

BBC i ka kushtuar një kronikë veprimeve të guximshme të këtyre burrave, shumë prej të cilëve kanë 3 dekada që kryejnë këtë punë