Prej mijëvjeçarësh, njerëzimi e ka vëzhguar me kërshëri këtë yll në galaktikën tonë, “Rrugën e Qumështit”.
Ylli “Betelgeuse” është një ndër yjet më të shndritshëm që mund të shihen përgjatë natës. I lokalizuar në konstelacionin e Orionit, termi ‘Betelgeuse’, derivon nga arabishtja “bat al-jaëzā”, që do të thotë “supi i gjigandit”.
E sipas kalkulimeve që bëjnë astronomët, ylli ka hyrë prej kohësh në fazën e ‘gjigandit të kuq’ dhe mendohet se është fare pranë momentit kur do të shpërthejë në atë që njihet si supernova.
Dhe kur ky shpërthim të ndodhë, luminoziteti (shkëlqimi) do të ketë një forcë të barabartë me shkëlqimin e 10,000,000,000 yjeve si Dielli ynë.
Kur ky shpërthim të ndodhë, drita do të duket lehtësisht në qiejt tonë dhe do të ‘sfidojë’ shkëlqimin dhe dritën e Hënës në Tokë. Ndryshe nga Hëna veçse, shkëlqimi i yllit të shpërthyer, do të jetë i fokusuar në një pikë
Por kur do të ndodhë një evenimet i tillë, tepër tepër i rrallë për ne për të vëzhguar? Në fund të vitit 2019 dhe fillim të vitit 2020, ylli ‘Betelgeuse’ humbi ndjeshëm shkëlqimin e tij.
Pas kësaj ngjarje, ylli rezultoi se kishte “nxjerrë nga vetja” një sasi masive pluhuri kozmik. Në vitin 2023 luminoziteti i yllit ka njohur sërish rritje, me afro 140% të shkëlqimit normal.
Betelgeuse është 642.5 vite dritë larg Tokës, thënë me fjalë të tjera… dritës i duhen afro 650 vite që të udhëtojë nga ylli drejt nesh. Shpërthimi në supernova (tipi II) i Betelgeuse duket i ‘pashmangshëm’. Mund të “ndodhë” sot, por mund të ndodhë edhe pas 100 mijë vitesh, thonë studiuesit.