Fotolajm/ Kur të “përshëndet” një balenë

“Një nga balenat bëri një hedhje spektakolare jo shumë larg varkës, e më pas, na ndoqi për afro 90 minuta”

Kështu shprehet Jodi Frediani, një fotograf veteran i moshës 74 vjeçare, i cili ka arritur të shkrepë disa foto me të vërtetë mbresëlënëse të momentit kur një balenë masive është hedhur pranë varkave mbushur me njerëz që mbetën gojëhapur nga madhështia e krijesës.

Fotot e shkrepura nga fotografi janë realizuar në Gjirin Monterey në Kalifoni (SHBA), në ujërat e Paqësorit.

Balena rezulton të jetë veçse 4 vjeçe e madje është e identifikuar dhe me një emër (Murph) nga autoritetet që merren me ruajtjen e konservimin e botës ujore atje.

“Kërcimi i saj ishte aq i fuqishëm dhe magjik, dukej sikur edhe ajo po e shijonte shoqërinë tonë aty”.-tha mandej fotografi.