Përmet, turistja e huaj humb jetën pasi rrëzohet nga biçikleta

Një turiste e huaj austriake ka ndërruar jetë këtë të hënë në Përmet, fill pasi ka humbur kontrollin e biçikletës dhe është rrëzuar në një zonë të rrëpirë në anë të rrugës. Sipas autoriteteve, gruaja me inicialet H.F, rreth 70 vjeçe, udhëtonte në aksin rrugor Përmet- Çarshovë me një grup turistësh, kur është rrëzuar nga biçikleta. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Zhepes”.

“Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në vendin e quajtur “Kthesa e Zhepes”, shtetasja austriake H. F., rreth 70 vjeçe, duke udhëtuar me biçikletë, me një grup turistësh, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletës dhe është rrëzuar nga biçikleta.

Si pasojë e dëmtimeve kjo shtetase ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e  policisë