Një grup xhirimi i Abc News ka arritur të shpëtojë një qen i cili kishte mbetur i ngecur në rrënojat e një shtëpie në Teksas, godinë që si shumë të tjera ishte goditur nga një tornado.
Dy prej anëtarëve të grupit të xhirimit dëgjuan rënkimet e qenit që vinin poshtë shtëpisë. Grupi gjeti një lopatë aty pranë dhe nisi të gërmojë për të shpëtuar qenin.
Video u bë virale në rrjet. Më poshtë pamjet e publikuara edhe nga BBC-ja.