E para shqiptare që zgjidhet kryebashkiake në Itali, historia e Sindi Manushit

“Është avokate me profesion dhe në Itali mbërriti 22 vite më parë. Sindi Manushi, është e para kryebashkiake në Itali e cila është me origjinë nga Shqipëria”

Kështu shkruan media italiane në lidhje me të renë shqiptare, e cila është bërë drejtuesja e një bashkie në komunën e Pieve di Cadore, në provincën e Bellunos. Media italiane shkruan se Sindi ishte e vetmja kandidate, dhe arriti të votohet duke kaluar kuorumin e nevojshëm (pjesëmarrja ishte 48.31%)

Manushi ka dhënë një intervistë për “Corriere-n”, duke thënë se kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj

-Mund të na tregoni historinë tuaj? Ju jeni në Itali që në moshën 9-vjeçare. Ndihesh italiane?

Manushi: Jam krenare për origjinën time shqiptare, por kam një kohë të gjatë në Itali dhe ndihem me të gjitha një qytetare italian. Unë kam jetuar gjithmonë në Pieve di Cadore, përveç një paranteze universitare në Trento, për të përfunduar studimet për drejtësi.

-Si ishte mjedisi në Itali?

Manushi: Fillimisht e vështirë, pati një periudhë hutimi. Vijmë nga një vend shumë i ndryshëm nga Italia dhe mbi të gjitha nga një qytet industrial, Elbasani. Lëvizja nga Elbasani në Pieve ishte një tronditje dhe mund ta imagjinoni pse. E mbaj mend shumë mirë jetën e parë, për mua ishte një risi absolute.

-Cilat ishin vështirësitë më të mëdha?

Manushi: Përshtatja me zakonet e Pieve, gjuha italiane. Edhe nese në Shqipëri transmetohen kanalet italiane. Që fëmijë kam qenë gjithmonë e apasionuar pas lajmeve dhe politikës, jam rritur edhe me Carrà-n dhe Sanremon.

-Marrëdhëniet me prindërit?

Manushi: Kanë punuar dy-tre punë për të na mbështetur, i falënderoj. Punonim gjatë gjithë kohës, përveshnim mëngët.

E prisnit që një ditë të bëheshit kryetare bashkie?

Manushi: Nuk ishte në perspektivë. Unë kam qenë gjithmonë e apasionuar pas politikës, si një interes i pastër për çështjet publike. Por jo, nuk ishte në plane. Më pas para disa muajsh lindi kjo ide dhe lindi “Pieve futuro”.

Si do të përpiqeni që të ndryshojë Pieve?

Manushi: Unë shoh një Pieve shumë të përgjumur dhe një strukturë sociale të prekur nga pandemia. Kemi humbur disi sensin e komunitetit dhe kultivohen më shumë individualizmat, për fat të keq një prirje kombëtare. Pieve ka spikatur gjithmonë si një qendër grumbullimi, dua që ajo të bëhet sërish një.

Manushi: Jo unë, por i gjithë grupi im. Nuk kemi bërë premtime të mëdha. Ne duam të jemi një urë komunikimi mes Bashkisë dhe qytetarisë. Administrata ime do të bazohet në dialog.

-A keni qenë ndonjëherë viktimë e racizmit? Në prag të votimit, dikush grisi një nga posterët elektoral…

Manushi: Më thanë jam shqiptare, jam grua, jam shumë e re. Ka pasur disa episode të pakëndshme, por në përgjithësi dua të nënvizoj gjithçka që më ka dhënë Pieve di Cadore, që është shumë. “Pieve futuro” ka lindur për të bashkuar, jo për të ndarë.