Pamje video, peshkaqeni sulmon krejt papritur burrin që lundronte me kajak

Scot Harguchi po lundronte qetësisht në ujërat e ishullit Oahu në Haëaii, kur papritur një peshkaqen sulmon kajakun ku ai ndodhej. Burri po regjistronte në atë moment dhe pamjet filmike i ka publikuar në Youtube.

Fatmirësisht burri nuk ka rënë në ujë edhe pse sulmi i peshkaqenit e lëviz tutje mjetin lundrues.

“Ishte shumë fat i keq, por nga ana tjetër dhe fat i madh që arrita ta filmoj”-tha burri për stacionin televiziv KITV.