Vlorë, punëtori 60 vjeçar bie nga lartësia e godinës ku po punonte, ndërron jetë në spital

Po punonte në një pallat në proces ndërtimi dhe aksidentalisht ka rënë nga lartësia.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të enjte pranë “Ujit të Ftohtë”, atje ku shtetasi me inicialët A.P, 60 vjeçar, po punonte. Burri ka rënë nga lartësia dhe fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, duke u shuar në spital.

 “Rreth orës 11:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi A. P., rreth 60 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.