Video e pazakontë, divani “fluturon” nga qiellgërvishtësja në Ankara

Erëra të forta u regjistruan në Turqi ditën e djeshme, ndërsa një qytetar arriti të filmojë një rast me të vërtetë të pazakontë në kryeqytet. Onur Kalmaz arriti të kapë në video momentin kur një divan fluturon në ajër nga një godinë e lartë dhe përfundon në oborrin e shtëpisë së tij.

BBC e cila ka ripostuar videon theksoi se Kalmaz i tregoi Demirören Haber Ajansı, se askush nuk u lëndua dhe se divani nuk ishte prishur.