Shumë njerëz kanë fjetur nëpër taraca… pamjet, çfarë po ndodh në zonat e përmbytura në Itali

“Natën lart, në katin e mësipërm. Pa korrent, pa gaz, pa asgjë… po bëjmë ç’të mundemi. Kurrë nuk ka ndodhur diçka e tillë. Nuk jam 100 vjeç, por në jetën time kurrë nuk kam parë diçka të tillë”

Kështu u shpreh për median italiane ‘local team’ një burrë në moshë, banues në Lugo të Emilia Romanjës. Burri po hiqte me kovë ujin e mbledhur në katin e parë të banesës, ndërsa prej ditësh po jetojnë pa energji elektrike apo gaz.

‘Local team’ ka postuar në rrjetin social tëitter, disa pamje me të vërtetë apokaliptike, të asaj që ka ndodhur në Lugo.

Ndërkohë në zonën e Casalfiumanese në Bolonja, rrëshqitjet e dherave kanë ndryshuar relievin e vendit, duke marrë përpara edhe shtëpi.