Nëse do të kishte një palë zgjedhje për të gjetur amerikanin më zemërmirë, me siguri të gjithë banorët e qytezës së Gavelston në Indiana, do të dinin kë të nominon.
Allen McCloskey, varrmihësi 89 vjeçar i qytezës, është përherë i gatshëm të ndihmojë këdo që ka nevojë për ndihmë.
Por kush është ky njeri human? Rezulton se 89 vjeçari që ngre lart zemrat e banorëve të qytezës, është i njëjti njeri që dërgon në banesën e fundit njerëzit.


McCloskey është varrmihësi i qytezës dhe këtë punë e bën që prej vitit 1952. I moshuari ka varrosur plot banorë të Gavelston, përfshi edhe të shoqen e ndjerë, Barbarën. Me lot në sy, i moshuari tregon se ajo ishte dita më e vështirë e jetës së tij, por…
“Mendova me vete, se Barbara ime do të donte që të isha unë ai që do ta bëja këtë punë”-tregoi i moshuari, baba i tre fëmijëve.

E veç punës që e kryen me përkushtim, një tjetër arsye se përse njerëzit e duan këtë të moshuar, është fakti se ai i gjendet kujtdon që ka nevojë për ndihmë… për çdo lloj pune të vogël. Dhe sa herë që ai u kryen punë të vogla banorëve të qytezës, asnjëherë nuk u merr para atyre, pavarësisht se të gjithë i luten për ta shpërblyer për punën e tij.
Kjo është dhe arsyeja se përse këtë muaj të majit, dhjetëra banorë të Gavelston, u mblodhën së bashku për t’i bërë një surprizë të bukur të moshuarit.
Allen u nderua në këtë festë dhe më një rekord Guinness, si njeriu me karrierën më të gjatë si varrmihës.



Banorët e qytezës e nderuan dhe i shprehën falenderimet për të gjitha punët që ai ka kryer në shërbim të komunitetit e njerëzve.
“Allen ka arritur të kuptojë se çfarë është jeta… nuk janë paratë ato që e bëjnë të lumtur”-tregoi një banor për të moshuarin.
E kur gazetari Steve Hartman e pyet të moshuarin, pse nuk pranon para për punët që kryen, përgjigja e të moshuarit është veçse një buzëqeshje…
Për më tepër, ndiqni kronikën emocionale
Burimi: CBSnews, On the Road/ Përshtati: FCH.al