Ra në kanalin me ujë, nxirret trupi i pajetë i 4 vjeçarit në Kosovë

Një fëmijë 4 vjeçar ra në kanalin me ujë të Ibër- Lepencit, ndërsa tanimë autoritetet kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë. Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, ndërsa trupi i pajetë u gjet në fshatin Bukosh.

Siç raportoi media në Kosovë, vogëlushi ka rënë ditën e djeshme në kanalin me ujë, gjatë orëve të pasdites. Pavarësisht se niveli i ujit është i ulët në këtë zonë, sërish dalja prej tij është e vështirë për shkak të rrymës së fortë. Sipas të dhënave të mësuara nga media lokale, djali ka dalë për të kullotur bagëtinë.

Banorët e zonës prej kohësh janë drejtuar me ankesa për këtë zonë, pasi kjo nuk është hera e parë që janë humbur jetë njerëzore.