Gjermani, shqiptari i merr jetën ish të shoqes, nëna e viktimës rrëfen detaje të dhimbshme

Mbrëmjen e të shtunës së kaluar një ngjarje tragjike ndodhi në Aachen të Gjermanisë, atje ku një grua me origjinë nga Kosova humbi jetën në parkingun e një qendre tregtare, pasi u sulmua me thikë nga ish bashkëshorti.

E ndjera, e identifikuar tashmë si Jetmira Beka, nënë e tre fëmijëve, ishte ndarë prej pak kohësh nga i shoqi i cili e dhunonte. Gjykata ia kishte caktuar mbajtjen e fëmijëve 28 vjeçares, e cila të shtunën do të takonte ish bashkëshortin 37 vjeçar për të bërë shkëmbimin e fëmijëve. Vrasja ka ndodhur në sy të motrës 18 vjeçare të së ndjerës, ndërsa ish bashkëshorti e ka qëlluar Jetmirën disa herë më thikë.

28 vjeçarja ka ndërruar jetë në vend, si pasojë e goditjeve të shumta me thikë. Burri është dorëzuar vullnetarisht në polici, disa kohë pas krimit.

Për median e Kosovës, konkretisht Lajmi.net, ka folur nëna e të ndjerës. Ajo rrëfen se për 8 vite me radhë, e bija është rrahur e kërcënuar se do të vritet.

“Që 8 vite e kërcënume prej tyne, jo e mysim sot jo e mysim nesër. Nëse ti thu diçka në familjen tande, ose dahesh prej meje. Ai ka përdor dhunë fizike, dhunë psiçike. Ai ka përdor dhunë që nuk e përdor një serb, se s’po du me përdor fjalën serb se edhe ai është popull, por unë e kam babën e zhdukt prej Serbisë. Po nuk e përdor dhunënë që e përdor Besmir Ademi.  

Jetmira është nda që dy muaj prej tij. E ka nda shteti gjerman për shkak të dhunës që ka përdorur Besmir Ademi. Jetmira është dalë prej shtëpisë. Policia e ka kthy Jetmirën në shtëpi se i ka tre fëmijë. Mas 10 ditëve, shteti e ka marrë Jetmirën e ka çu në shtëpi të grave.

 Ai s’ka mujt me përballu ata pse kjo dahet prej meje.  Kjo u kanë e rrehne me kabull të televizorit. U kanë e rrehme me thikë në fytë, me çelësa të kerrit. I ka thanë që nëse dahesh prej meje, ka me ta pre çikën, Ledinën. Që çika e Ledinës i ka 7 vjet”-tregoi nëna.