Ngjarje tragjike në Durrës, 21 vjeçarja humb jetën pas rënies nga kati i katërt i pallatit

Një 21 vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike këtë të mërkurë në lagjen 13 në Durrës. Vajza ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i pallatit ku banonte.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga kati i katërt i pallatit ku banonte, shtetasja D. M., 21 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje