Video, momenti kur motra 12 vjeçe shpëton vëllain nga mbytja

Një 12 vjeçare e quajtur Amelia ka mundur të shpëtojë të vëllain binjak Çarli, i cili papritur rrezikoi të mbytej teksa po hante një copë djathi mocarela në kafeterinë e shkollës.

E gjithë ngjarja u regjistrua nga kamerat e sigurisë, nga momenti kur Çarli ndihet keq dhe çohet nën panik pasi nuk po merrte dot frymë… deri tek momenti kur motra e tij ndërhyn dhe shpëton të vëllanë.

“Ishte instikti, se në të vërteta nuk e dija ç’të bëja, por duhej ta ndihmoja”-tha Amelia për median amerikane.