Video, lufta e 100 zjarrfikësve me flakët që kapluan një ndërtesë të tërë

Më shumë se 100 zjarrfikës morën pjesë në ‘betejën’ për të shuar flakët në një ndërtesë në Sidnej e cila u përfshi nga një zjarr masiv. Një pjesë e mirë e mureve të godinës disakatëshe ranë në tokë për shkak të nxehtësisë së madhe. Oficerët atje raportuan se po përballeshin me një alarm të shkallës së 10-të, më i larti e rrezikshmi kur fjala vjen tek zjarret.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar dhe njerëzit u larguan në kohë. BBC-ja ka përcjellë disa pamje.