Jetmira, nëna e tre fëmijëve e cila u vra nga dora e ish bashkëshortit pak ditë më parë në Gjermni, do të prehet në atdhe.
Familja ka lajmëruar se gjatë ditës së nesërme do t’i jepet lamtumira e fundit 28 vjeçares, ndërsa varrimi do të kryhet në fshatin Zasellë në Kosovë.
Kujtojmë se disa ditë më parë, në ambientet e parkimit të një qendre tregtare në Aachen të Gjermanisë, 28 vjeçarja u qëllua disa herë me thikë nga ish bashkëshorti, me të cilin e ndjera kishte afro 2 muaj që ishte ndarë.
Nëna e tre fëmijëve ishte me të motrën 18 vjeçe, kur 37 vjeçari e qëlloi për vdekje me thikë.