Vorë, përplas kalimtarin me makinë dhe largohet… 19 vjeçari nuk kishte as patentë

Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia, fill pasi aksidentoi një këmbësor në Vorë dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. I lënduari, një 37 vjeçar, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e ka prangosur të riun, i cili rezultoi të mos kishte as leje drejtimi.

“L. M., 19 vjeç, banues në Vorë, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka dëmtuar shtetasin T. K., 37 vjeç (këmbësor), i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. 19-vjeçari u largua nga vendi i aksidentit, por si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u identifikua dhe u kap më pas”, njofton policia.