Kompania e miliarderit Elon Musk “Neuralink”, njoftoi se ka marrë miratimin nga FDA-ja amerikane (Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave) për të filluar testimin e parë klinik për vendosjen e një çipi në trurin e një njeriu.
“Drita jeshile” e dhënë nga FDA-ja “përfaqëson një hap të parë që një ditë do të mund të lejojë teknologjinë tonë të ndihmojë shumë njerëz” shpjegoi kompania përmes një postimi në rrjetin social twitter.
We are excited to share that we have received the FDA’s approval to launch our first-in-human clinical study!
— Neuralink (@neuralink) May 25, 2023
This is the result of incredible work by the Neuralink team in close collaboration with the FDA and represents an important first step that will one day allow our…
“Neuralink” thotë se ka për qëllim që të zhvillojë teknologji që do të mund të ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga një seri problemesh, nga ato që lidhen me pamundësinë për të ecur, problemet me shëndetin fizik e mendor e deri tek aftësia për të përdorur internetin “mendërisht”.
Elon Musk deklaronte se ishte aq i bindur për këtë teknologji, saqë do të ishte i gatshëm që çipin t’ja vendoste fëmijëve të tij, një deklaratë e cila bëri bujë vitin e kaluar.