45 vjeçari prangoset për dhunë fizike ndaj bashkëjetueses në Vlorë… e dhuruara po ashtu procedohet

Një 45 vjeçar është arrestuar këtë të shtunë nga policia e Vlorës nën akuzën e dhunës fizike ndaj bashkëjetueses së tij, një 23 vjeçare. Në prangat e policisë ka rënë edhe e reja, e cila dyshohet se ka dhënë një kallëzim të rremë, duke pretenduar se dhuna e ushtruar ndaj saj, është kryer nga të tjerë shtetas e jo nga bashkëjetuesi 45 vjeçar.

Hetimet kanë nisur për të hedhur dritë mbi rastin.