Veprimi i një zyrtari shtetëror, zbraz miliona litra ujë për ta marrë telefonin që i ra kur po bënte “selfie”

Një zyrtar i qeverisë Indiane është pezulluar nga puna pas urdhrit të tij të pazakontë për të tharë një rezervuar të tërë… pasi i kishte rënë telefoni në të.

Rajes Vishwas po bënte një selfie dhe i ra celulari në afërsi të digës. Ai urdhëroi tharjen e ujit. Për tri ditë me radhë u larguan prej rezervuarit miliona litra ujë dhe në kohën kur celulari u gjet, ishte tepër i dëmtuar për të funksionuar.

Zyrtari e justifikoi veprimin e tij të papërgjegjshëm duke thënë se në aparat kishte të dhëna të rëndësishme shtetërore që duheshin ruajtur, por akuza është se ai thjesht ka keqpërdorur pushtetin e tij.

Si pasojë e veprimit të zyrtarit, u thanë 2 milionë litra ujë, të mjaftueshme për të vaditur 6 kilometër katrorë tokë bujqësore.