Pamje, përmbytje të mëdha në Spanjë…. momenti kur gruaja me karrocë shpëtohet nga kalimtarët

Një grua e cila tentoi të kalonte rrugën së bashku me djalin e saj të vogël, fatmirësisht është shpëtuar në kohë nga kalimtarët aty pranë.

Video e regjistruar në Spanjë dhe e postuar në rrjetet sociale, është bërë virale. Prej ditësh tashmë, Spanja po përjeton përmbytje e vërshime të fuqishme, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Disa rrugë janë kthyer madje në ‘lumenj’ të rrëmbyer, duke marrë përpara edhe automjeteve.

Në zona si Murcia reshjet ka qenë aq të dendura, saqë kalkulohet të ketë rënë 40 litër shi për metër katror brenda një ore.

Shumë biznese e shtëpi në zona si Alicante janë përmbytur, si pasojë e reshjeve që kanë thyer rekorde historike. Stuhitë e reshjet e dendura kanë prekur po ashtu dhe zonat e Valencias dhe Andalusia-s.