Video, momenti kur ariu hyn në furrën e bukës dhe “grabit” 60 ëmbëlsira

Pamjet e një ariu të zi i cili ‘grabit’ dhe konsumon 60 kekë të vegjël nga një furrë buke, janë bërë virale në rrjetet sociale e mediat e huaja.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në një furrë buke-pastiçeri në Connecticut (SHBA). Nga pamjet e filmuara, duket momenti kur dy punonjëse tmerrohen teksa arrijnë të dallojnë ariun që del nga dera e pasme e godinës me një kuti me ëmbëlsira.

Siç raportoi media vendase, në momentin kur ariu ka hyrë në ambientet e brendshme, ka patur punonjës brenda, të cilët fatmirësisht kanë mundur të shpëtojnë nga rreziku. E mesa duket, ariu nuk ka qenë fort i ‘interesuar’ për njerëzit atje, pasi në kamerën e sigurisë dallohet momenti kur del nga furra e bukës me një kuti me 60 kekë të vegjël, të cilët i gllabëron sapo del nga godina.