Pak orë pasi orari zyrtar i votimit përfundoi, numërimi i votave në Turqi është drejt fundit dhe fitimtar duket të jetë deri më tani Presidenti Erdogan.
Sipas TRT-së, janë hapur mbi 95% të kutive të votimit.
Presidenti Erdogan udhëheq me 52.34 % ose mbi 26 milionë vota.
Lideri i opozitës Kemal Kilicdaroglu ka marrë 47.66% ose afro 24 milionë vota.
