Recep Tayyip Erdoğan fiton mandatin e tretë si President i Turqisë

Me më pak se 1% të votave të mbetura për t’u numëruar, tashmë Turqia e ka një President të ri dhe ai është Recep Tayyip Erdoğan.

Erdoğan arriti të fitojë mbi 52% të votave ose mbi 27 milionë votues, duke lënë pas me afro 48% rivalin, Kemal Kiliçdaroğlu.

Nga rezidenca e tij në Kisikli, Erdoğan iu adresua popullit përmes një fjalimi, duke e vënë theksin tek e ardhmja e vendit.

“Të dashur qytetarë, ju përshëndes përzemërsisht, me respect dhe dashuri. Arritëm të fitojmë në raundin e dytë të zgjedhjeve falë mbështetjes së popullit tonë. Do doja të shprehja mirënjohjen time për kombin tonë… të falenderoja çdokënd prej jush, që edhe njëherë na dhatë besimin dhe përgjegjësinë për të drejtuar vendin për 5 vitet e ardhshme. Shpresojmë të jemi në lartësinë e shpresave tuaja”-tha ndër të tjera Presidenti I Turqisë.