Telat me gjemba të KFOR dhe serbë të maskuar, pamjet nga situata e tensionuar në veri të Kosovës

Këtë të hëbë janë ngritur sërish tensionet në veri të Kosovës, atje ku protestues serbë janë mbledhur para godinave komunale, të vendosur për të mos lejuar hyrjen e kryetarëve të rinj të komunave, të gjithë shqiptarë.

Ndryshe nga fundjava që lamë pas, kësaj here në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq është parë dhe prezenca e misionit të NATO-s, KFOR-it.

Në Zveçan veçanërisht, ka patur momente mjaft të tensionuara, atje ku protestues serbë kanë tentuar të hyjnë në godinën e komunës.

Arben Hoti/ REL

Në të trija komunat janë regjistruar incidente të dhunshme, me njerëz të maskuar nga pala serbe, të cilët kanë qëlluar me gurë makina të policisë e gazetarëve, apo kanë vizatuar me sprej shenja të luftës së Rusisë apo simbolika serbe.

Radio Evropa e Lirë publikoi së fundmi disa pamje: