Sarandë, punëtori 50 vjeçar humb jetën pas rënies nga pallati në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Sarandë, atje ku një punëtor 50 vjeçar ka rënë nga lartësia teksa punonte në një pallat në ndërtim.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen nr.1, ndërsa shtetasi me inicialet E.K, ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e plagëve të marra.

Ky është rasti i tretë brenda javëve të fundit, që punëtorë të ndërtimit, humbin jetën në vendin e punës. Disa ditë më parë ndërroi jetë një punëtor në Tiranë, ndërsa pak javë më parë, një punonjës në Vlorë.

“Rreth orës 11:30, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. K., rreth 50 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”-njoftoi policia.