A mund të sjellë inteligjenca artificiale fundin e njerëzimit? Disa ekspertë mendojnë se po

Inteligjenca Artificiale (IA) mund ta çojë njerëzimin drejt zhdukjes dhe paralajmërimi vjen nga ekspertët e fushës, përfshi këtu edhe “OpenAI” dhe “Google Deepmind”.

Dhjetëra emra të njohur të fushës kanë mbështetur një deklaratë të publikuar në uebfaqen “Qendra për Sigurinë e Inteligjencës Artificiale”.

“Vëmendja për lehtësimin e risqeve nga AI duhet të jetë një prioritet global njëlloj si me rreziqet e tjera si pandemitë dhe lufta nukleare”-thuhet në deklaratë.

Disa nga ekspertet dhe drejtuesit e fushes, qe kane firmosur deklaraten per rreziqet serioze qe mund te sjelle inteligjenca artificiale

Sam Altman, shefi ekzekutiv i ChatGPT si dhe Demis Hassabis, shefi ekzekuti i “Google Deepmind” e kanë mbështetur deklaratën. Po ashtu dhe Geoffrey Hinton, i njohur si ‘kumbari i inteligjencës artificiale’ e ka mbështetur këtë qasje.

Por pavarësisht këtyre pralajmërimeve, shumë ekspertë të tjerë të fushës mendojnë se kemi të bëjmë me “një alarm të rremë” dhe me pretendime të fryra.

Burimi: BBC/ Përshtati: FCH.al