Macron: Kosova mban përgjegjësi për trazirat në veri

“Autoritetet kosovare mbajnë përgjegjësinë për trazirat që u rritën ndjeshëm qëkur kryetarët shqiptarë të komunave hynë në godinat e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës”

Kështu është shprehur këtë të mërkurë Presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Gjatë një konference për shtyp në Bratislavë, ai tha se shpreson në një takim mes dy liderëve të Kosovës e Serbisë, së bashku me Kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz.