Imazhe të reja të sipërfaqes së Diellit janë kapur nga një teleskop i fuqishëm dhe i specializuar për vështrimin e yllit tonë.
I vendosur në një prej ishujve të Hawaii-t, teleskopi solar Inouye sjell pamje disa javë para se ylli të arrijë atë që njihet si maksimum solar, një cikël aktiviteti i diellit që shtrihet në një periudhë kohore 11 vjeçare.
Në imazhe mund të vërehen ato që njihen si ‘njolla diellore’ si dhe ‘gjeografia’ e pazakontë e fotosferës, sipërfaqes së Diellit. “Njollat diellore” për nga madhësia mund të jenë sa i gjithë planeti ynë ose edhe më të mëdhaja.