Mbase puna më e çuditshme në planet… i riu nga Japonia paguhet “për të mos bërë asgjë”

Në Tokio të Japonisë, ky djalë ka ‘gjetur’ një punë mjaft të pazakontë. I quajtur Shoji Morimoto, ai ofron si shërbim kohën dhe prezencën e tij për njerëzit që nuk duan të rrinë vetëm, kur dalin apo konsumojnë diçka në restorant.

I njohur si ‘djali që nuk bën asgjë’, Shoji Morimoto ka të paktën 1 ose 3 ‘klientë’ në ditë, të cilëve u ofron shërbimin e tij.

“Shumë prej njerëzve që shoqëroj duan të shkojnë në vende ku nëse do të shkonin vetëm, do të ndiheshin në siklet. Shumë prej tyre duan vetëm të flasin, të tregojnë gjëra që nuk mund t’ua thonë familjarëve apo njerëzve të afërt.”-u shpreh për “BBC reel” i riu.

BBC i ka kushtuar një kronikë këtij rasti me të vërtetë të pazakontë, ndërsa djali shpjegon “Nuk nis asnjëherë bisedë me klientin, nëse ai/ajo nuk flasin.”

Gazetari e pyet Miromoto-n nëse ndonjëherë ka dëshirë të mësojë diçka rreth ‘klientit’, ndërsa i riu i përgjigjet: Jo fare, nuk dua të di gjë.