“U munduam të ndalim gjakderdhjen” I riu shqiptar humb jetën jashtë lokalit në Itali, autori një bashkëatdhetar

 “Në kafenenë e përhershme, piu një gotë ujë të bollshme. Dy fjalë me baristen, para se të dalë e të takojë burrin i cili mandej do ta masakronte me thikë… këto ishin momentet e fundit të jetës së Alfonso Kolës, 31 vjeçar shqiptar që humbi jetën në shtratin e spitalit civil në Breshia, orët e vona mes 31 majit e 1 qershorit”

Kështu shkruan media italiane, në lidhje me vdekjen tragjike të një të riu shqiptar, i cili pati një debat të ashpër me një bashkëpatriot, 52 vjeçarin Petrit Gega. Pas sherrit, ky i fundit e qëlloi të riun me thikë disa herë

Media italiane shkruan se brenda pak momenteve ambientet e jashtme të lokalit u kthyen në një skenë krimi, ndërsa kamerat e sigurisë filmuan ngjarjen e rëndë.

“Fonsi, kështu e thërrisnim të gjithë Alfons Kolën. Ai sapo kishte dalë nga dera e biznesit tim për të takuar një burrë që askush që jeton vërdallë nuk e kishte parë ndonjëherë. Disa klientë i kanë parë të flasin të dy, e mandej të bëjnë sherr verbal. Fonsi u largua drejt qendrës, ndërsa burri po e ndiqte. Nga filmimet e kameras së sigurisë që tanimë janë në duart e autoriteteve, mund të shihej Fonsi që kërkonte të fshihej pas një makinë, e mbase aty ka qenë momenti që ai është qëlluar me thikë”-tregon pronarja e lokalit, siç raportoi “Brescia Today”

Gjithçka ka ndodhur brenda pak momenteve dhe asnjë prej personave që ndodheshin në lokal nuk ka pikasur se 53 vjeçari mbante në dorë një thikë të madhe kuzhine, armë të cilën ai pas krimit e ka hedhur në tokë e është larguar.

Alarmi dhe kërkesa për ndihmë erdhi në momentin kur njerëzit atje panë se 32 vjeçari ishte u mbuluar në gjak.

“Isha në ambientet e brendshme të barit dhe nuk u përfshiva drejtpërdrejt, por disa nga klientët dolën në ndihmë dhe në gjendje paniku më thanë të telefonoj shpejt ambulancën, pasi Fonsi ishte në tokë dhe i gjakosur”-tregon baristja.

“Ashtu bëra. Më pas dola jashtë dhe pash përreth tij (32 vjeçarit) se kishe një sërë personash që po mundoheshin ta ndihmonin. Ambulancat erdhën 20 minuta më vonë. I morën edhe dy herë të tjera në telefon dhe na thanë se ishin rrugës e se duhej të mundoheshim të ndalonim gjakderdhjen nga plagët. Mora disa lecka nga bari dhe u munduam t ndalojmë hemorragjinë, me aq sa mundëm. Më pas më në fund erdhi ambulanca dhe një helikopter, që e morën në spital”-përfundoi shpjegimin banakierja.

Ndërkohë autori i krimit ishte arratisur. Por orvatja e tij për t’u fshehur nuk zgjati më shumë se një orë. Autoritetet e identifikuan dhe e arrestuan.

Media italiane shkruan se ende është e paqartë se cili ka qenë shkaku që solli vdekjen e të riut. Hetimet për të hedhur dritë mbi shkakun vijojnë ende.

Ndërkohë banorët e zonës atje, tregojnë se i ndjeri vinte në lokal fill pas mbarimit të punës.

“Fonsi ishte një djalë për së mbari, ishte klient i yni i përhershëm, e përherë e shihje të buzëqeshur e të sjellshëm, me të gjithë”-shpjegon banakierja.