Roselin Castro ishte e vetme në shtëpi së bashku me motrën e saj 7 vjeçe, kur vuri re se flakët dhe tymi po dilnin nga njëra dhomë e shtëpisë. Sapo 10 vjeçarja kuptoi se në banesë kishte shpërthyer zjarri, ajo hyri menjëherë në “aksion”.
10 vjeçarja vrapoi tek dhoma ku po luante e motra dhe e nxorri menjëherë jashtë shtëpisë. Aty pa një kalimtar që po bënte xhiro me qenin. 10 vjeçarja i kërkoi ndihmë për të telefonuar zjarrfikësit. Ndërkohë nëna e vajzave ishte larguar së bashku me djalin 3 muajsh dhe djalin tjetë 4 vjeçar, të cilin po e dërgonte në një qendër për fëmijë.